Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjatë një bisede telefonike, u pajtuan që të bashkëpunojnë, për të zgjidhur krizën në Gadishullin Korean, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Tramp dhe Macron folën për nevojën për t’u përballur me situata gjithnjë e më të rrezikshme ta shkaktuara nga sjellja destabilizuese e Koresë së Veriut.