Komisoni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në një konferencë për shtyp, ka prezantuar të dhënat e përpunuara, gjegjësisht dalje e votuesve deri ora 17:00, shkruan Fol.

Deri ora 17:00, dalja e votuesve në nivel republikan, gjatë rrethit të dytë ka qenë 43,83%.

Në komunat me etni shumicë shqiptare dalja në këto zgjedhje është si në vijim:

Komuna e Bogovinës – 38%
Komuna e Bërvenicës – 39,55%
Komuna e Vrapçishtit – 38,76%
Komuna e Gostivarit – 37,72%
Komuna e Dibrës – 37,33%
Komuna e Dollnenit – 49,33%
Komuna e Zhelinës – 39,98%
Komuna e Likovës – 36,75%
Komuna e Sarajit – 45,56%
Komuna e Strugës – 40,57%
Komuna e Studeniçanit – 39,91%
Komuna e Tearcës – 34,53%
Komuna e Tetovës – 37,17%
Komuna e Çairit – 42,17%

Ka ngelur edhe disa minuta para mbylljes së procesit të votimit. Në përgjithësi rrethi i dytë zgjedhor është zhvilluar pa incidente të theksuara. /Fol/