Zakonisht flitet dhe jepen këshilla se si të humbasim peshë mirëpo kësaj radhe do të flasim për atë se si të shtojmë peshë.

Ka shumë njerëz të cilët dëshirojnë të shtojnë në peshë e në shumë raste, shtimi në peshë është shumë më i vështirë se sa humbja e kilogramëve të tepërt.

Janë disa këshilla të rekomanduar nga ekspertë mjekësorë për të shtuar në peshë, transmeton Indeksonline.

Këshilla 1:

Gjithmonë konsumoni 2-3 fruta në ditë me përmbajtje të lartë të karbohidrateve sikurse bananet, hurma, rrushi dhe frutat të tjera agrume. Pini qumësht me yndyrë të plotë në mëngjes. Pini ujë të vakët në stomak bosh, pas dreke dhe në darkë. Merruni me palestër dhe ushtrime të cakutara të cilat ju ndihmojnë të ndërtoni muskuj dhe të shtoni në peshë.

Këshilla 2:
Konsumimi i disa ushqimeve të caktuara bënë që të shtoni në peshë. Ndër to është patatja. Ajo është e pasur me karbohidrate dhe amino acide të cilat ju ndihmojnë të shtoni në peshë.

Avokado gjithashtu është një tjetër ushqim të cilin rekomandoheni ta konsumoni për të fituar më shumë kilogramë. 100 gramë të këtij fryti përmbajnë 200 kalori kështu që, nëse e përdorni çdo ditë, ju mund të fitoni peshën që dëshironi.

Mishi i kuq është efikas për shtim në peshë. Ai është ideal për ata të cilët dëshirojnë të ndërtojnë muskuj.