Nikolla Vojminovski, i cili është i dënuar për tentimin për vrasjen e Ziadin Selës më 27 prill, sot para gjykatës dëshmoi për të enjten e përgjakshme në Parlament, në rastin i cili udhëhiqet kundër 33 personave të tjerë për rrezikimin terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së avokatëve ai tha se në Kuvend ka hyrë me qëllim që t’u ndihmojë të lënduarve. Tha se disa ditë para ngjarjeve të 27 prillit është takuar me ish-zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Andonov, mu para Kuvendit, ku kanë qenë edhe deputetët Luben Arnaudov dhe Sasho Vasilevski të cilët thanë se mënyra e vetme për t’u zgjidhur situata është të hapen dyert e Kuvendit, siç u bë më 27 prill.

Vojminovski theksoi se disa herë ka marrë pjesë në protestat e “Për Maqedoni të përbashkët” dhe shtoi se edhe më 27 prill ka qenë para Qeverisë ku janë drejtuar nga Kuvendi, ndërsa kur turma është nisur drejt Kuvendit, siç tha, pasi ka pasur dhimbje prej një ndërhyrje kirurgjikale paraprake ka vendosur të shkojë në shtëpi dhe prandaj është drejtuar drejt automjetit të cilin e ka pasur të parkuar para kishës “Shën Dimitri”. Duke ka shkuar andej i është paraqitur deputeti Luben Arnaudov, i cili i ka thënë të vijë para Kuvendit, por nuk e ka dëgjuar. Më pas i është paraqitur Darko i cili i ka thënë ku je, këta hynë në Kuvend, më pas ka shkuar në Kuvend dhe e ka parë se dyert janë të hapura dhe ka hyrë në sallën plenare. Atje krahas Luben Arnaudov e ka parë edhe deputetin Sasho Vasilevskin, të cilin e ka njohur prej më parë, ndërsa meqë nuk e ka ditur se ku të shkojë ka filluar t’i ndjek disa persona të sigurimit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe të Drejtorisë së Gjashtë të cilët kishin bërë kordon dhe i kanë orientuar njerëzit drejt media qendrës.

Para media qendrës, siç tha, e ka bërë ministrin e atëhershëm të Shëndetësisë, Nikolla Todorov i cili ka qenë i habitur pasi nuk ka mundur me ekipet mjekësore t’u ofrojë ndihmë të deputetëve të lënduar. Ai së bashku me ministrin disa herë ka tentuar të hyjë në sallë, por turma i kishte goditur me gjithçka. Më pas është ngjitur në zyrën e Todorovit dhe atje u ka ndihmuar të lënduarve.

Vojminovski tha se në ndërkohë ka ardhur nëpunësi i lartë policor, Momçillo Staletoviq, i cili i ka thënë Todorovit se nuk mund t’i marrë personat kompetent në telefon dhe se nuk e di se çfarë të bëjë, ndërsa Todorov, nga ana tjetër, siç tha, i është përgjigjur “lirisht ndërmerr veprime unë të jap urdhër”, me ç’rast është zbatuar aksion dhe janë liruar deputetët prej sallës 3.

Paraprakisht para gjykatës dëshmoi Llukman Selimi, pjesëtar i Njësitit për sistemim të shpejtë. Ai tregoi se më 27 prill 2017 ka qenë turni i dytë dhe se ka shkuar në Kuvend për ruajtjen e qetësisë dhe rendit publik, ndërsa kjo, siç tha, nënkupton se atje kanë qenë vetëm me armatim personal, gjegjësisht me pistoletë, ndërsa jelekun antiplumb dhe armët automatike i kanë lënë në automjet.

Selimi tha se para Kuvendit kanë qenë pesë grupe të NJSSH të përbërë nga pesë policë. Kur masa e kishte tejkaluar rrethojën para Kuvendit dy prej grupeve kanë marrë urdhër të shkojnë para dyerve të Kuvendit për të penguar hyrjen, por nuk kanë arritur në kohë dhe janë penguar nga masa. Pas tentimeve prej 15 deri në 20 minutash për të hyrë para derës, dikush e kishte hapur derën nga brenda dhe policët së bashku me turmën kanë hyrë në Kuvend.

Fillimisht, siç tha Selimi, ishin ndalur në shkallë mbi derën hyrëse dhe kanë tentuar ta pengojnë turmën të hyjë, ndërsa pas një kohe kanë hyrë persona me maska prej të cilëve njëri e kishte hequr maskën dhe i kishte thënë masës të shkojë pas tij drejt sallës 3, ku ishin deputetët.

Siç tha Selimi, pjesëtarët e NJSSH nuk kanë qenë të informuar se ku kanë qenë deputetët dhe ata janë nisur pas personit me maskë deri te media qendra. Aty disa herë kanë tentuar të hyjnë brenda por nuk ia kanë dalë. Në orën 20:40 eprori i tyre ka marrë urdhër të përdorin mjete për detyrim dhe të hyjnë në sallë. Por, askush prej pjesëtarëve të NJSH, siç tha ai, nuk ka pasur me vete mjete për detyrim.

Personalisht atij njëri prej pjesëtarëve të njësitit “Tigri” të cilët i kanë siguruar shkallët i ka ofruar t’i japë dy shok bomba dhe ai ka pranuar dhe i ka marrë bombat. Kur e ka hedhur shok bombën e parë nuk kanë arritur të hyjnë në sallë, por kur e ka hedhur të dytën masa sikur u dorëzua pak dhe ata kanë hyrë në sallë dhe aty një një kënd i kanë parë deputetët.

Gjatë hyrjes në sallë, siç tha Selimi, me gjësend të fortë është goditur në arkadën e djathtë dhe ka filluar t’i rrjedhë gjak. Ndihmë mjekësore i ka ofruar ekipi mjekësor dhe ai përsëri ishte kthyer në sallë për t’u ndihmuar deputetëve. Më pas kanë arritur t’i evakuojnë deputetët në bodrumin e Kuvendit dhe t’i nxjerrin me automjete jashtë Kuvendit, ndërsa rreth orës 24 kishte shkuar në Spitalin e Qytetit ku ishte qepur me tre penj. Më pas, ka marrë urdhër të kthehet në bazën e NJSSH në Gjorçe Petrov prej ku janë lëshuar të shkojnë në shtëpi.

Seanca e sotme pas pushimit duhet të vazhdojë me marrjen në pyetje të dëshmitarit Ordanço Sokollovski.