Presidenti i Komisionit Evropian Jean Claude Juncker, edhe kësaj here dhuroi spektakël. Ai para se të fliste nisi të kërcente.

Kjo për shkak të kryeministres britanike Theresa May e cila në kongresin partiak hyri në skenë duke kërcyer.

Kërcimet e vazhdueshme të shefes së ekzekutivit britanik, e kanë inspiruar edhe Junckerin për një gjë të tillë.

Në këtë mënyrë ai zgjodhi të tallej me Theresa May.

https://youtu.be/kK_BcSJFMFM