Prej nesër do të mbyllet kompleksi “Fshati maqedonas”, investim prej 6.5 milionë eurove në Nerez të Shkupit, ndërsa ka qenë nën koncesion të ish-kryetarit të Komunës Qendër Vlladimir Todoroviq, përmes firmave të tij “Tineks” dhe “Kuins”.

Vendimin për mbyllje e ka sjellur menaxhmenti i kompleksit, të cilin e kanë publikuar në rrjetet sociale, ndërsa Todoroviq nuk ka dhënë detaje për këtë vendim, Siç merret vesht, Todorovi për fshatin maqedonas ka paguar koncesion prej 3.500 eurove pa TVSH.

Kompleksi “Fshati maqedonas” është investim i qeverisë në vlerë prej 6.5 milionë euro. Ndërsa Ministri që e planifikoi dhe realizoi këtë projekt, që dukej se do të dështojë që nga fillimi, ishte ish Ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi.

Ndërtimi ka kushtuar 5.2 milionë euro, për rregullim të brendshëm janë harxhuar 1.3 milionë euro, 24 milionë euro kanë kushtuar elektromobiljet të cilat kanë shërbyer për bartjen e valixheve të mysafirëve, 4.200 euro kanë kushtuar shenjat për udhëzime, ndërsa 2.700 euro kanë kushtuar kontejnerët dhe shportat për mbeturina.