Takimi i paraparë për sot, ndërmjet Prorektorit Arbër Çeliku dhe studentëve të cilët për të tretën ditë me rradhë janë duke protestuar, dështoi, megjithëse një natë më pare, vetë Prorektori  ishte zotuar se ishte i gatshëm të takohet me studentët në çdo kohë, pa kushte  dhe se do ti priste në takim në rektorat  

Edhe pse studentët pranuan ti përgjigjeshin ftesës për takim, por Prorektori  Çeliku përkundër marrëveshjes së arritur mbrëmë, ju vendosi kushte studentëve dhe njëkohësisht  insistonte që të bisedoj me përfaqësuesit  e grupeve studentore pa praninë e mediave, gjë që studentët rrefuzuan unanimisht  dhe filluan të brohorasin : “O të gjithë, o asnjë”.

Siç më, tani dihet , Studentët u kanë dhënë 7 ditë kohë për ti plotësuar kërkesat e tyre dhe se nëse nga ana e drejtuesve të Universiteteve nuk do të reflektojnë në kërkesat e tyre protestat e studentëve do të fillojnë përseri dhe do të përshkallëzohen edhe më tepër.

#10MINUTA | 20.12.2018

#10MINUTA | 20.12.2018

Gepostet von TV21 am Donnerstag, 20. Dezember 2018