Ministrja e Arsimit, Renata Deskoska qëndroi në Shtip ku bashkë me punonjësit e arsimit debatuan lidhur me programin e ofruar, që njëherazi është pjesë e reformave në arsimin fillor.

Me këtë rast, Deskoska tha se në këtë proces do të lëvizin në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse duke marrë parasysh mendimet e mësimdhënësve.

“Sot në Shtip fillojmë debate me mësimdhënësit e shkollave fillore të cilët janë të përfshira drejtpërdrejtë në mësim. Qëllimi është që programin që e ofruam si pjesë e reformave në arsimin fillor ta diskutojmë me ata të cilët kanë përvojë të përditshme. Ajo që tashmë është publikuar në faqen e internetit të ministrisë dhe ishte vendosur në debat, të gjithë mësimdhënësit mund ta shohin”, tha Deskoska