Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri thirrje për paqe, një ditë pasi një person i armatosur vrau 17 veta në një shkollë të mesme në Florida.

Trump tha se administrata e tij do të punojë për të përmirësuar sigurinë në shkolla dhe për të adresuar sëmundjet mendore.

Në një adresim televiziv nga Shtëpia e Bardhë, Trumpi tha se dëshiron t’iu adresohet fëmijëve të Amerikës me mesazhin se “nuk janë vetëm dhe nuk do të jenë kurrë”, transmeton rel.

“Ju keni njerëz që brengosen për ju, që ju duan dhe që do të bëjnë gjithçka për t’ju mbrojtur”, tha Trumpi.

Demokratët kanë thënë se të shtënat masive nënvizojnë nevojën për ligje më të ashpra për armë, por Trumpi nuk e përmendi këtë çështje gjatë fjalimit të tij të shkurtër.

Ai tha se sigurinë në shkolla do ta bëjë prioritet.

“Ne gjithashtu duhet të krijojmë një kulturë në vendin tonë, e cika përqafon dinjitetin e jetës, e cila krijon lidhje të thella dhe kuptimplota njerëzore”, tha Trumpi, duke u bërë thirrje fëmijëve që ndihen të frikësuar ose të vetëm, t’iu afrohen të të rriturve që u besojnë dhe t’iu kërkojnë ndihmë.