Ekspertët vlerësojnë se “lufta” e shpallur nga ana e VMRO DPMNE-së kundër OJQ-ve që financohen nga Sorosi nënkupton ikje e zyrtarëve të kësaj partie nga gjendja faktike në Maqedoni. Drejtoresha e Institutit maqedonas për media Biljana Petkovska thekson se deklaratat se në Maqedoni funksionojnë media që financohen nga “Sorosi” është tendencë për të defokusuar opinionin nga detyra që i pret partitë politike.

Mendoj që kjo temë e shpalosur së fundi paraqet një tentim të pamenduar mirë për të defokusuar qytetarët dhe publikun nga problemet e vërteta për të cilat duhet të flitet në media e që kanë të bëjnë me formimin e qeverisë së re, institucioneve dhe çdo gjë që ka të bëj me tejkalimin e problemeve me të cilat jemi ballafaquar një periudhë të gjatë – tha Biljana Petkovska, Drejtore e IMM-së.

Kryetari i SHGM-së Naser Selmani thotë se shoqëritë e hapura nuk funksionojnë vetëm në vendet totalitare, rrugë kjo në të cilën sipas tij është duke shkuar edhe Maqedonia.

 Paratë e Sorosit shkaktojnë frikë dhe panik vetëm në vende autoritare siç është Maqedonia. Ju e dini se Sorosi nuk operon vetëm në Rusi, Bjellorusi dhe në Turqi – deklaroi Naser Selmani, Kryetar i SHGM-së.

Ditë më parë VMRO-DPMNE përmes një konference për shtyp i shpalli luftë medieve, OJQ-ve dhe organizatave tjera të cilat sipas saj financohen nga Fondacioni shoqëri e hapur./Alsat-M