Kënga “Despacito” është bërë tashmë fenomenale dhe ka arritur rreth 4,002,705,832 shikime shkruan Forbes dhe sigurisht do të vazhdojë të klikohet dhe të dëgjohet.

Pavarësisht faktit se kënga është në gjuhën spanjolle kjo nuk i ka penguar njerëzit në të gjithë botën që ta bëjnë atë të thyejë rekorde dhe të bëhet hit i padiskutueshëm. Madje në Britaninë e madhe është e vetmja këngë në gjuhë të huaj që ka një sukses të tillë shkruan albeu.com.

Momentalisht është kënga që klikohet më shumë dhe sic është përcjellë më parë nga Albeu.com, “Despacito” ka fituar vendin e parë në klasifikimin e shitjeve në Irlandë, Spanjë, Portugali, Francë, Belgjikë, Zvicër, Austri, Danimarkë, Finlandë, Gjermani, Norvegji, Holandë, Kanada, Australi, Mbretëri e Bashkuar dhe SHBA.

Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që një këngë spanjolle të arrinte kreun e klasifikimit anglez, ku qëndron prej 5 javësh dhe është hera e tretë në historinë e Billboard Chart, që një tekst spanjoll mbërrin në vendin e parë në SHBA.

Më parë se “Despacito” , ia kishin dalë vetëm “La Bamba” në 1987 dhe “La Macarena” në 1996 prandaj kjo këngë është një sukses i vërtetë.