Një autobus me targa të Greqisë është rrokullisur në autostradën Shkup- Veles. Sipas informacioneve të lënduar janë rreth 20 persona.
“Rreth orës 19:00 në autostradën Shkup-Veles, një autobus me targa të Greqisë ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugë. Në vendin e ngjarjes janë prezent makina e ndihmës së shpejtë dhe policia. Po punohet në nxjerrjen e të lënduarve”, kanë njoftuar nga MPB.
Sipas të dhënave të para gjashtë prej të lënduarve janë dërguar në Spitalet e Shkupit. Njëri prej tyre është në gjendje kritike.
Në spitalin e Velesit janë pranuar tetë persona prej të cilëve një fëmijë, por nuk janë dhënë detaje shtesë.
Për shkak aksidentit, komunikacioni po zhvillohet me vështirësi në njërën korsi.