I tërë personeli i ambasadës së Serbisë në Shkup është ftuar për konsultime urgjente në Beograd.
Kështu shkruan në notën të cilën MPJ e Serbisë e ka dërguar deri tek autoritetet e Maqedonisë, por në notën nuk janë shënuar arsyet e kësaj vepre.
Rreth ambasadës në Shkup është vërejtur prezencë e shtuar e policisë, ndërsa nga MPJ për TV24 kanë thënë se bëhet fjalë për respektim të Konventës së Venedikut për sigurim të përfaqësisë diplomatike. /SHENJA/