am arsimtare (mësuese) në SH.F.K “Istikball” – Tetovë, e punësuar dhe me disa vite përvojë pune në këtë shkollë. Orët e fundit është përhapur një lajm në menyrë tendencioze në disa media joserjoze kinse ka pasur raste me covid-19 në SH.F.K “Istikball” – Tetovë. Kjo është tepër shqetësuese, tendencioze, e ulët, dhe etiketuese në nivel më të tmerrshëm për mënyrën si plasohen lajmet.

Duke e njohur realitetin sepse punoj në këtë shkollë si mësuese gjatë kohë, dua te ju informoj se vetem 1 arsimtare (femer) është infektuar me covid-19 në shtëpi te vetë, gjatë përditshmërisë apo jetës personale të saj, por në asnjë rast nuk ka pasur kontakt me kolektivin, arsimtarët, nxënësit, apo prindërit e SH.F.K “Istikball” – Tetovë.

Pra kolegia nuk është infektuar në shkollën tonë, dhe une për shembull (dhe shoqet e mia, dhe të gjithë kolegët) as nuk e kemi parë në shkollë, e jo më ta takojmë.
Autoritetet janë sjellur në mënyrë korrekte, por disa media e kanë nxjerr lajmin kinse ka të sëmurë në shkollë, dhe nuk e dimë, PSE e kanë bërë një gjë të tillë?! Nuk ka persona të karantinuar me detyrim nga ministria e shëndetësise në këtë shkollë, as persona pozitiv me covid-19 që paraqiten në punë.

Personi i infektuar punon, por nuk ka ardhur në shkollë, dhe nuk ka pasur ASNJË kontakt me kolegët, nxënësit, prindërit apo shkollën apo LAGJEN ku gjindet shkolla.