Deri në ditën e djeshme (e diel) në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 555 persona me Covid-19, por ka disa qytete në të cilët akoma nuk ka të infektuar.
Ata janë: Negotina, Kratova, Probishtipi, Dojrani, Shën Nikolla, Kërçova, Berova, Vinica, Dellçeva dhe Pehçeva.
Ndërsa qytetet në të cilët më shumë ka të infektuar janë: Shkupi, Kumanova, Dibra, Shtipi, Prilepi, Tetova dhe Struga.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, dje deklaroi se me disiplinë të mirë mund të mbahet nën kontroll gjendja me virusin.
Ai tha se Maqedonia e Veriut është në vendin e dytë sipas testeve të kryera në një milionë banorë.