Në Shqipëri, dy persona në Durrës dhe Sarandë u gjetën nga policia në gjendje të ngrirë.

Në Gjirokastër një tjetër viktimë e motit të keq u shënua nga një aksident në një apartament banimi ku në tentativën për të shkrirë ujin në depozitën e ujit një 62 vjecar ra nga një lartësi dhe humbi jetën.

Në Sarandë dy persona të tjerë të pastrehë u shpëtuan falë ndërhyrjes së një institucioni arsimor, i cili i strehoi ata në një konvikt shkollor gjatë natës.

Dhjetë njerëz vdiqën në Poloni, ku temperaturat kanë qenë aq të ulëta dhe kanë arritur minus 14 gradë Celsius.

Në Itali njoftohet nga autoritetet se i ftohti është shkaku për shtatë të vdekur, duke përfshirë pesë njerëz të pastrehë, dy prej tyre shtetas polakë.

Shërbimet emergjente të Pragës njoftuan tre vdekje – dy njerëz të pastrehë dhe një roje parkingu.

Temperaturat në Moskë ranë në minus 30 gradë gjatë natës dhe në minus 24 në Shën Petersburg, ku policia gjeti trupin e një njeriu i cili kishte vdekur nga hipotermia.