Meksika ka regjistruar më shumë se 29 mijë vrasje në 2017, shifra më e lartë vjetore kjo në dekada. Vendi, përballet prej vitesh me dhunë ndërsa shteti është angazhuar në luftë me kartelet që janë ndarë tashmë në banda më të vogla dhe më të etura për gjak.
Dhuna është një temë qendrore edhe në fushatën për zgjedhjet presidenciale të korrikut. Presidenti meksikan, Enrique Pena Nieto, përballet me një betejë të ashpër për të mbajtur partinë e tij në pushtet. Ka pasur 40 për qind më shumë hetime të hapura vitin e shkuar krahasuar me 2013, që ishte edhe viti i parë në detyrë i Pena Nietos. Të enjten, Meksika hodhi poshtë pretendimet e Donald Trump se ishte vendi më i rrezikshëm në botë. Dhuna nga droga dhe përplasjet mes bandave kanë çuar në zgjerimin e kartelit të Jaliskos, në Generation dhe besohet se ai është një faktor kryesor pas rritjes së numrit së vrasjeve në vend.