Diaspora e bashkuar maqedonase ka reaguar ashpër kundër Ligjit i cili pritet të anvasoj përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.

Sipas tyre, ky ligj ndihmon enklavizimin dhe ndarjen e Maqedonisë në linja etnike.
Diaspora Maqedonisë cuditërisht, 30 për qind të shqiptarëve i quan pakicë kombëtare, ndërsa i fton maqedonasit që të bashkohen për një gjuhë të vetme zyrtare- gjuhën maqedonase.
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive dhe Komisioni për kulturë.
Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive do ta vazhdojë debatin rreth Projekt-ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Debati rreth përdorimit të gjuhëve në këtë trup kuvendor filloi pardje, pasi që paraprakisht mori dritë të gjelbër nga Komisioni për çështje evropiane, i cili debatoi për të si trup amë. (INA)