Shpallja e Ligjit për përdorim të gjuhëve në Fletorën Zyrtare, ka nxit shumë reagime në opinion. Brenda BDI-së është krijuar një eufori e radhës, sikur për herë të parë e zyrtarizojnë gjuhën shqipe. Ata që nga 2011, sa herë që vinin zgjedhjet jo vetëm që premtonin, po shpesh edhe ngatëroheshin, duke deklaruar se e kanë zyrtarizuar gjuhën shqipe. Njëjtë vepruan edhe sot, sidomos kur shohin rrezikun e zgjedhjeve të parakohshme.

Por, a mund të presin shqiptarët zyrtarizim të gjuhës shqipe, nga ata që nuk dijnë të shkruajn shqip?

Talat Xhaferi mbrëmë në profilin e tij në Fejsbuk, kishte shkruar një fjali me gabime drejtshkrimore, duke njoftuar për shpalljen e ligjit të gjuhëve. Më pas njëjtë si Xhaferi edhe ministrat Kreshnik Bekteshi dhe Sadulla Duraku, kanë treguar një mosnjohje të theksuar të gjuhës shqipe.
Pashtu edhe zv/Kryeministri Bujar Osmani në Tv21 duke folur për Ligjin e gjuhëve, ndër të tjera deklaroi se shqiptarët në administratë, të zgjedhur nga partia që ai përfaqëson, nuk dijnë të përdorin gjuhën shqipe në institucione. Andaj rrjedhimisht parashtrohet pyetja nëse Bujar Osmani me deklaratën e tij, ka aluduar në Ministrat e BDI-së që nuk dijnë të shkruajn gjuhën shqipe!
Interesant fakti, se pas nënshkrimit të ligjit nga kryeoarlamentari Xhaferi, u zhvillua një garë e ashpër mes Talat Xhaferit, Bujar Osmanit dhe Hazbi Likës, se kush i pari do të njoftoj opinionin për shpalljen e Ligjit, me qëllim të marrjes së ndonjë pike politike, pas goditjes që morrën nga Aleanca dhe Besa gjatë prosesit të ndryshimeve kushtetuese.