Bashkë me zgjedhjet presidenciale në komunën e Dibrës u mbajten edhe zgjedhjet e parakohshme lokale për Kryetar të komunës së Dibrës.

E veçanta e  këtyre zgjedhjeve për dallim nga të gjitha komunat tjera ishte se në Dibër u zhvillua një garë e ashpër dhe me tension lartë për shkak se në këtë qytet ballë për ballë garonin kandidati i ASH-së Arben Agolli, kundër kandidatit të BDI-së Hekuran Duka, të mbështetur nga LSDM, VMRO si dhe ca parti vazale të vogla shqiptare PDSH dhe Alternativa.

Sikur të mos mjaftonte ky koalicion në këtë garë lokale ishin të angazhuara edhe komplet mekanizmat shtetëror , duke nisur që nga  nga kryeministri, ministra, inspektorë policie bashkë me njësinë speciale të policisë të cilët demonstruan forcën dhe presionin duke bredhur me autoblinda nëpër qytet ,sa për të frikësuar qytetarët dibran të cilët ishin të përkushtuar për të sjellur ndryshimin në Dibër.

Duhet përmendur se në  këto zgjedhje edhe një herë u tregua  qartë fytyra e vertetë, si dhe   “Jarania”  BDI-së, ërveç LSDM-së,  edhe me VMRO-në dhe se ky koalicion ndërmjet tyre duket se është  koalicion i interesit, pasi ishte BDI, ajo që shpëtoi Trajko Veljanovskin nga paraburgimi dhe sot ata ua kthejnë borxhin pikërisht në Dibër.

Kjo vërtetohet më së miri nga tabelat me rezultatet e zgjedhjeve në Dibër.

Edhe pse në garën presidenciale Blerim Reka  kandidati i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët është fitues me 3810 vota kundrejt kandidatit konsensual të Bdi -së  Stevo Pendarovski me 3160 vota si dhe kandidates së VMRO–së e cila mori vetëm 875 vota, në garën për kryetarë Komune shifet qartë se votat e VMRO-së janë ata që edhe kanë vendosur për fituesin e garës komunale në Dibër,ku fitues doli Hekuran Duka i Koalicionit të konceptit bashkë me VMRO-në.

 

Sipas rezultateve të publikuaranga KQZ Duka  marrë 4106 vota kurse Agolli 3834që i bie se fituesin e kanë përcaktuar vetëm  272 vota diferencë, falë 875 votave të VMRO-së.

Pavarësisht rezultatit, kandidati për kryetar, Arben Agolli nga Aleanca për Shqiptarët ka treguar kulturë të lartë demokratike dhe qytetari duke pranuar humbjen në zgjedhjet e sotme të parakohshme lokale për kryetar të Dibrës. Ai bashkë me bashkëpunëtorit e tij shkoi  në selinë e degës së BDI-së dhe i uroi fitoren Hekuran Dukës.

Që të dy janë mjekë specialistë dhe për një periudhë të gjatë kanë punuar së bashku në Spitalin e Përgjithshëm në Dibër./fol.mk