Zgjedhjet Presidenciale në Maqedoninë e Veriut i dhanë grusht të fortë Ali Ahmetit dhe BDI-së, e cila ishte së bashku me PDSH-në dhe Alternativën në garë për të përkrahur Stevo Pendarovskin. Blerim Reka dhe opozita shqiptare, e fituan në çdo vendbanim ku ka shqiptarë dhe nuk lejuan që të fitojë koncepti i rremë i partive në pushtet gjoja për kandidat konsensual.

Artan Grubi, i cili disa ditë më parë, nga Çairi në mënyrë jo të hijshme, këndoi ‘ritualin e vdekjes’ apo ‘tallkinin’ Blerim Rekës duke e quajtur tradhtar dhe person që duhet të humb në zgjedhje. Por ‘tallkini’ i vërtetë sot është kënduar për Bashkimin Demokratik për Integrim dhe Ali Ahmetin, duke marrë një grusht të fuqishëm nga shqiptarët. Në të gjitha vendvotimet ku ka shqiptarë, Blerim Reka ka avancuar 3 me1, duke e lënë BDI-në, Alternativën, dhe PDSH-në me numër të pakët të votave.

Ndërsa në mediume, djali i ‘Sakipit’ ashtu siç ka arsyetuar veten Artan Grubi, vazhdon të mendoj se është faktor tek shqiptarët, ndërsa e vërteta është e hidhur ‘tallkini’ për djalin e Sakipit, BDI-së dhe Ali Ahemtit u këndua sot nga faktori shqiptar duke mos lejuar që Stevo Pendarovski të fitojë tek shqiptarët dhe ndaluan konceptet dhe konsensualitetin e rrejshëm.