E gjithë Dibra nga Njësia e 6 Zgjedhore të kaloj në Njësinë e 5 Zgjedhore. Raportohet se ky është njëri nga propozimet që do të shtrohet në tavolinën e bisedimeve rreth ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, në pjesën që ka të bëjë me Njësitë zgjedhore, si mënyrë e vetme për tejkalimin e problemit me votuesit e tepërt,  mëson jo-zyrtarisht e përditshmja në gjuhën maqedonase Dnevnik.

“Ashtu siç kemi shkruar edhe më herët, KSHZ-ja përmes shkresës ka informuar Ministrin e Drejtësisë  dhe Kuvendin e Republikës së Maqedonisë  se edhe pas shlyerjes së 30 mijë votuesve, Njësia e 6 zgjedhore ka për 5.28 për qind më tepër votues nga korniza e paraparë për mesataren e votuesve në Njësi zgjedhore, dhe se janë të nevojshme ndryshime në Kodin zgjedhor. KSHZ-ja gjithashtu ka njoftuar Kuvendin  se nuk guxon të shpërbëhet para se të hartohen kufijtë e ri të Njësive zgjedhore, në të kundërtën zgjedhjet e 11 dhjetorit do të jenë jo-legjitime”, shkruan Dnevnik.