Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë i uroi të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

Sipas tij, tani është koha që Maqedoninë ta shohim të bashkuar, të prosperuar dhe të integruar në BE dhe në NATO.

“Maqedonia po shënon një jubile të rëndësishëm, 25 vite nga pavarësia e saj. Duhet që të jemi të lumtur dhe krenar me këtë jubile, por duhet edhe të mendojmë nëse Maqedonia ka përjetuaër zhvillim të vërtet për këto 25 vite”, deklaroi Zaev.