Për vjet të tëra gratë kanë besuar se numri i artë i kalorive për të humbur peshë është 1200. Duke konsumuar 1200 kalori në ditë, largimi i atyre kilogramëve shtesë ishte i garantuar.
Mirëpo dietologia Kara Landau ka thënë se kjo informatë është e gabuar dhe mund të të bëjë më shumë keq se mirë.
Dietologia nga Australia, ka thënë se numërimi dhe shkurtimi i kalorive mund të ketë ndikim negativ në shëndetin tonë dhe pesha e humbur fitohet shpejt, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Sipas saj, mungesa e energjisë dhe e produkteve të mangëta për nga vlerat ushqyese mund të ndikojnë në ciklin tuaj menstrual e po ashtu edhe në shanset për të pasur fëmijë.
Nëse i restriktoni kaloritë tuaja shumë, nuk do t’i merrni vitaminat e nevojshme dhe në këtë mënyrë e vini në rrezik fertilitetin tuaj.
Yndyrat e shëndetshme, kërkohen për prodhimin e hormoneve dhe kur dieta përmban vetëm 1200 kalori në ditë, kjo ndikon në prodhimin e paktë të tyre.