Kumanovari 31 vjeçar  А.Р për shkak të hakmarrjes  ka shkaktuar zjarr dhe e i ka vendosur zjarr automobilit të ish deputetit 42 vjeçar M.XH nga Kumanova.

Ngjarja, njoftoi sot SPB Kumanovë, ka ndodhur mbrëmë, ndërsa te ata në telefon është denoncuar në orën 01:40 sot në mëngjes. Pas denoncimit të zjarrit të automobilit “Golf 6”, policia e Kumanovës ka ndërmarrë masa për zbardhjen e veprës penale dhe ka ardhur deri në njohurit se A.P është autor i mundur, pas çka është privuar nga liria dhe është marrë në pyetje.

Nga zjarri është përfshirë edhe një “Pezho 206”, pronë e E.S duke shkaktuar, shtohet në kumtesë, rrezik të konsiderueshëm për jetën e njerëzve ose pronës nga përmasat e mëdha. Dëmi i shkaktuar material është në vlerë prej 792.000 denarë, Zjarrfikësit e Kumanovës e kanë shuar zjarrin.

Në vijim është përgatitja e padisë penale për vepër të kryer penale sipas nenit 288 nga Kodi Penal i RM-së.