Një i lënduar rëndë dhe dy të tjerë të helmuar nga tymi, është bilanci i një zjarri që kaploi një shtëpi në Tetovë.

Nga ky zjarr ka marrë lëndime të rënda kryefamiljari i shtëpisë i moshës 75 vjeçare, i cili me një herë është dërguar në spitalin klinik në Shkup, për trajtim të mëtejshëm.

Nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë, e kanë konfirmuar rastin dhe sipas tyre menjëherë kanë dalur në terren me tre automjete dhe 8 zjarrfikës. Sipas tyre dyshimet janë se zjarri kishte ardhur nga bombola e gazit.

“Nga ana jonë janë marrë të gjitha masat që, sa më shpejtë te arrijmë në vendin e ngjarjes. Kështu që me tre automjete kundër zjarrit dhe 8 zjarrëfikës shpëtimtar arritëm në vendin e ngjarjes,dhe sa më shpejtë u munduma të fusim zjarrin nën kontrollën tonë. Prioritet i yni si zjarrëfikës është faktori njeri, të bëjmë evukimin e njerzive pasi kishte njerës brenda por fatë të mir njerzit vetëm kishin dalur. Tre njerëz ishin të lënduar, dy prej tyre ishin nga tymi të helmuar dhe njëri pronari i shtëpis ishte me plagë të rënda. Supozimet tona si zjarrëfikës shpëtimtar janë se zjarri ka shpërthyer nga një bombol gazi”, tha Uka Aliti, Komandant i NJTKZ-Tetovë.