Në debatin e Tv Telma ku të ftuar ishin dy përfaqësues të LSDM dhe sekretari gjeneral i ASH, Arben Taravari, në pikën e diskutimit mbi amendamentet kushtetuese që ASH paralajmëron se do i propozojë, Maksi i LSDM, ndryshe nga “gjuha qytetare” që ka përdor ai dhe subjekti i tij kur ju duheshin votat e shqiptarëve ka akuzuar ASH që propozim amendamentet e ASH janë retorikë nacionaliste dhe jo vetëm kaq, por sipas tij ASH prej themelimit ka qenë parti nacionaliste.

Maksi me të këtilla kualifikime mbi ASH bie ndesh fillimisht me gjuhën e subjektit të tij që ka deklaruar me dhjetëra herë që nuk i pengon asnjë nacionalitet në këtë vend, bie ndesh me dhjetëra mijëra votues shqiptar të cilët i dhan votën atij dhe subjektit të tij dhe poashtu bie ndesh edhe me faktin e bashkëqeverisjes 6 mujore me ASH ku kryeministri në disa paraqitje ka shpreh keqardhje për largimin e ASH nga qeveria, duke vlerësuar në maksimum punën e ASH në qeverisje.

Duhet spjeguar Maksi, si e vlerësonte ASH kur me 3 votat e saja u mundësua që partija e tij të qeverisë vendin?

Ndërsa shqiptarët duhet të vlerësojnë mirë se kujt do t’i japin votën nesër?