Nëse pengesë për avancimin e të drejtave shqiptare në Maqedoni ishte pikërisht hapja e
Kushtetutës së Maqedonisë, duke i respektuar dhe promovuar të gjitha vlerat e demokracisë së mirëfilltë si një nga vlerat kryesore të aleancave si NATO dhe BE ku po synojmë që të integrohemi, Aleanca për Shqiptarët dhe lëvizja BESA e Bilall Kasamit vlerësojnë se është moment jashtëzakonisht i volitshëm që përmes një kohezioni intra-etnik dhe ndër-etnik të korrigjohen gabimet historike që janë bërë përmes formulimeve jo adekuate në Kushtetutën e Republikës së Maqedoni, dhe për të ndërtuar një Kushtetutë e cila do jetë burim kryesor i paqes, tolerancës dhe vlerave demokratike. ASH: PO FALJES, JO AMNISTISË Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, njëherit dhe deputet në
Parlamentin e Maqedonisë në një konferencë për shtyp paralajmëroi se partia e tij do të dorëzojë amendamente në lidhje me ndryshimet kushtetuese. “Dorëzimi i amendamenteve
nga Aleanca për Shqiptarët nuk duhet të keqkuptohet nga qytetarët maqedonas, pasi partia e tij do të kërkon që me ndryshimet kushtetuese të iniciuara nga Qeveria që shqiptarët e Maqedonisë dhe qytetarët e etnive tjera të kenë të drejta të barabarta me Kushtetutë. Sa i përket qëndrimit të deputetëve të BDI-së se nuk do të dorëzon amendamente tjera që kanë për qëllim avancimin e të drejtave tjera të shqiptarëve në Maqedoni por pa rezervë do të mbështes ndryshimet pos atyre për çështjen e ndryshimeve të emrit aspak nuk janë befasuese”, thotë Sela. I pyetur në lidhje me faljen e të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit, e inicuar nga kryeministri Zoran Zaev, Sela tha se ata janë për falje kombëtare të
përgjithshme, por kundër amnestimit të individëve që janë të akuzuar për ngjarjet e 27
prillit. “Do të jemi pjesë e komisionit kuvendor për falje vetëm nëse falje do të bëhej midis dy etniteteve më të mëdha shqiptarëve dhe maqedonasve. Kryeministrit Zoran Zaev të del
hapur dhe të sqarojë thirrjen e tij për falje, nëse e ka pasur fjalën për falje kombëtare ose
falje të individëve përgjegjës për 27 prillin apo bëhet fjalë për falje individuale apo falje
juridike. Zaev nuk është mbret dhe të falë dikë.

Ai të drejtën e faljes juridike nuk e ka.
Deputetët e Aleancës për Shqiptarët nuk do të mbështesin këtë nismë dhe nuk duhet të
amnistohet asnjë individë apo funksionar i lartë shtetëror nëse ka bërë krime dhe kanë
shkelur ligjin”, tha Sela. PLATFORMA SHQIPTARE E VITI 2016, PIKËNISJE E PAJTIMIT BRENDASHQIPTAR Ndërsa në pyetjen se a është momenti i duhur që edhe partitë shqiptare
të Maqedonisë të pajtohen mes veti siç kërkon kryeministri Zaev pajtim me partitë
maqedone, Sela shprehet se partitë shqiptare janë pajtuar me dhënien e firmës në
Platformën shqiptare në vitin 2016. “Të gjithë liderët e partive shqiptare nënshkruan
Platformën dhe më ketë e obliguan liderin e BDI-së si koalicion qeveritar me LSDM-së të
realizon të gjitha pikat e përfshira në platformën. Se pse platforma ende nuk është e
realizuar këtë duhet Ali Ahmeti të del para opinionit dhe të thotë arsyet se pse nuk është i aftë të realizon platformën me të gjitha pikat e parapara në platformë”, tha Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët. Përderisa Sela nuk bëri të ditur se cilat janë
amendamentet që i ka përgatitur partia e tij, Fadil Zendeli nga lëvizja BESA deklaroi se
deputetët e Lëvizjes Besa, i sugjerojmë propozuesit të ndryshimeve kushtetuese, pra
Qeverisë së RM-së që gjatë përpilimit të draft-versionit për ndryshime kushtetuese që do ti
dërgohet për debat Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të inkorporojë edhe amendamente e lëvizjes BESA. “Në pjesën e Preambulës të rikthehet propozimi që u miratua nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit nga viti 2001, ku Maqedoninë e definonte si shtet të barabartë të gjithë qytetarëve të saj. Ky njëherit është modeli mbi të cilin duhet
të ndërtohet e ardhmja e këtij shtetit, pra përmes një ndërhyrje në këtë formë do
garantohen obligimet dhe përgjegjësitë e barabarta të të gjithë qytetarëve dhe etnive që
jetojnë në Maqedoni, pasi që edhe modeli të cilin e synon Maqedonia integrimin e vendit në
NATO dhe BE promovon pikërisht vlerat që burojnë nga Preambula edhe pse e dakorduar por e pa inkorporuar gjatë ndryshimeve kushtetuese në vitin 2001”, tha Zendeli.
KUSHTETUTA AKTUALE, NËNÇMUESE NDAJ GJUHËS SHQIPE Gjithashtu me kërkesën e dorëzuar te Qeveria e Republikës së Maqedonisë, Zendeli thotë se kanë kërkuar ndryshimin e pikës 1, paragrafi 1 i Kushtetutës dhe me amendamentin e dorëzuar nga partia e tij të formulohet në këtë formë: Në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe shkrimi cirilik dhe gjuha shqipe dhe shkrimi i saj dhe paragrafet e tjerë të Amendamentit V duhet te fshihen ose të përshtaten në pajtim me amendamentin e dorëzuar. “Përmes këtij ndryshimi krijohet një mundësi për të hequr dilemat dhe pengesat që gjitha këtyre viteve të keqpërdorura për përfitime politike por njëkohësisht përmes kësaj ndërhyrje mundësohet lehtësim në përdorimin e gjuhës shqipe, gjuhë të cilën e flasin një pjesë shumë e madhe e popullatës që jetojnë në territorin e Maqedonisë.

Përderisa me Marrëveshjen e Prespës sigurohet dhe garantohet identiteti i maqedonasve dhe gjuha maqedone, që për ne nuk kanë qenë
asnjëherë çështje të kontestuara, nga ana tjetër në Kushtetutën aktuale kemi një situatë
nënçmuese për popullatën shqiptare ku rregullimi i përdorimit të gjuhës shqipe është
përkufizuar përmes definicionit me përqindje dhe jo përmes njohjes të identitetit të
shqiptarëve dhe gjuhës shqipe”, tha Zendeli. Me vetë faktin se gjatë kësaj periudhe
disavjeçare papërgjegjësia e Kryetarit të shtetit sipas Zendelit ka gjeneruar situata të
pakëndshme dhe kriza institucionale, duke krijuar klime të tensionuar politike siç ishte rasti
me mos nënshkrimin e dekretit për ligjin e gjuhëve apo dekretin për miratimin e
marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë kërkojmë dhe ndryshimin e Nenit 75, paragrafi
3 dhe paragrafi 4 të Kushtetutës dhe të formulohet në mënyrën që mos të lejojnë Kryetarin
e shtetit të bllokojë ligjet e miratuara për herë të dytë nga Kuvendi, t’i merren kompetenca
qe nuk i ka sipas Kushtetutës duke i mundësuar që pas votimit te dyte dhe mos dekretimit
nga Kryetari i Republikës ne afat kohore te caktuar, ligji i aprovuar te publikohet vetëm me nënshkrimin e Kryetarit te Kuvendit. “ Përmes ndërhyrjeve në këtë nen të kushtetutës do mundësohet funksionim i pa penguar i Kuvendit të Maqedonisë si institucioni më i lartë në kuadër të shtetit. Jemi të bindur se përmes korrigjimit, saktësimit dhe ndërhyrjeve në nene e propozuara më lart, ndjeshëm do përmirësohet Kushtetuta e vendit e cila do garantojë stabilitet dhe paqe afatgjate si dhe do jetë refleksion i realitetit shoqëror që ka Maqedonia.

Pra, me amendamente e dorëzuara nga BESA ose ndërhyrjet jo vetëm që do përforcon karakterin multietnik dhe shoqëror të shtetit por njëkohësisht do mundësohet edhe funksionim efikas i institucioneve shtetërore, gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme për një shtet i cili synon integrimin në NATO dhe BE”, tha Fadil Zendeli, deputetë i lëvizjes
BESA.