Politika nuk mund të ndërhyjë në atë se si janë shkruar tekstet tona të historisë. Për fat të keq, politika ka qenë e përzier deri në një farë mase gjatë viteve të fundit në tekstet tona të historisë. Unë mendoj se historia duhet t’u lihet historianëve dhe pse duhet të kemi frikë nëse Greqia nuk ka frikë të hapen librat e tyre, ka thënë ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov në mbrëmje në një intervistë për emisionin “Vetëm e vërteta” në TV Kanal 5, përcjell Fol.

Sipas kreut të diplomacisë së Maqedonisë, mosbesimi, tensioni dhe pengesat tejkalohen me biseda.

“Nëse ne duam të jemi anëtare e NATO-s dhe pjesë e familjes evropiane, nuk mund të nxitojmë për të kaluar atë prag, patjetër të flitet. Dhe nëse pas luftërave të mëdha, viktima, Franca dhe Gjermania të mund të krijojnë një bashkëpunim dhe komisione të tillë, Gjermania dhe Poloninë, përse ne nuk mund të negociojmë për historinë. Prej nga ky turp, t’i hapim dhe t’i shohim. Duhet të flasim hapur për këto gjëra”, ka thënë Dimitrov. /Fol/