Një zjarr ka shpërthyer sot në orët e hershme në ndërtesën e Fakultetit të ndërtimtarisë në Shkup. Njësitë e Zjarrfikësve territoriale të Qytetit të Shkupit akoma janë duke e shuar zjarrin, përcjell Fol.

Komandanti i NJTZ-së së Shkupit, Zvonko Tomevski, ka deklaruar për AIM se zjarri ka përfshirë tre hapësira në katin e dytë të Fakultetit të ndërtimtarisë. Tani për tani nuk dihen shkaqet e ndezjes së zjarrit. /Fol/