Dimitrov thotë se qeveria e re do të përpiqet për të rregulluar marrëdhëniet pasi BE dërgoi kritika për gjyqësorin dobët të Maqedonisë dhe degradimin e demokracisë gjatë kohës së ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, përcjell TetovaSot. Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, theksoi se Kryeministri i ri Zoran Zaev do të prish praktikat “autoritare” që nxorrën vendin nga rruga e saj drejt integrimit në BE dhe NATO.

“Kemi pasur qeveri ku udhëheqësi, i fortë, mund të vendosë për fatin e çdo qytetari apo kompanie, pa marrë parasysh nëse bëhej fjalë për procedurë penale, punësim apo lumturi. BE-ja vendosi të jetë e sinqertë dhe tha se Maqedonia është shtet i bllokuar. Tani ne kemi një mal të madh para nesh”, tha Dimitrov në intervistën e tij të parë si Ministër i Punëve të Jashtme.