Kuvendi mbrëmë në mesnatë nuk e pranoi interpelancën e ngritur nga opozita ndaj zëvendëskryeministrit për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov.

Pas debatit 12-orësh, “për” interpelancën votuan 53 deputetë, 55 “kundër” dhe asnjë i përmbajtur.

Debati kaloi me shumë akuza në mes opozitës dhe shumicës parlamentare, ndërsa për diskutim u paraqitën 62 deputetë.

Kjo ka qenë interpelanca e tretë për Dimitrovin në tre vitet e gjysmë, dy të parat u dorëzuan deri sa ai ishte shef i diplomacisë./Telegrafi/