Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sonte në “24 hapur” tha se nuk e përjashton mundësinë për të kandiduar për kryetar shteti.

Dimitrov thotë se procesi i zgjedhjes së kandidatit është në proces të konsultimeve, bisedimeve dhe po kontrollohet edhe mendimi i qytetarëve në anketa të ndryshme.

“Ajo se përmendet emri im për kandidat të mundshëm për kryetar shteti është nder. Mund të nxjerrim mësime nga vitet e kaluara dhe gjithçka që ka ndodhi si amnistia, mosnënshkrimi i ligjeve, ka shumë mësime për të mësuar. Debatin nëse dua të jem kryetar e kam edhe vet. Unë jam njeri që drejton një sektor të rëndësishëm, dhe jo anëtar të partisë, është një gjë e rëndësishme”, tha Dimitrov duke shtuar se nga e gjithë kjo, unë s’përjashtoj mundësinë të kandidohem për kryetar shteti.