Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në emisionin “200” në televizionin Alsat M foli për ligjin e gjuhëve dhe ndryshimin e emrit të shtetit.

Zaev tha se ai me siguri do të jetë njeriu i parë i cili do të marrë pasaportë në dy gjuhë, në pajtim me Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe me emrin e ri të shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut.