Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Nikolla Dimitrov në intervistë për MIA-n, në pyetjen për të dhënë koment për interpelancën e paraqitur nga opozita, tha se lufta politike nuk mund të jetë në dëm të interesave maqedonase ose ato të jenë dëm kolateral dhe se me ndërgjegje të pastër dhe sinqeritet do të përballet me deputetët e opozitës.

“Lufta politike nuk mund të jetë në dëm të interesave maqedonase ose ato të jenë dëm kolateral. Kështu që, unë me ndërgjegje të pastër dhe shumë i sinqertë do të jem kur të përballem me deputetët e opozitës dhe atë pozicion skizofrenik politik, sepse akoma nuk jam i sigurt nëse interpelanca është për shkak se nuk kemi arritur t’i fillojmë negociatat e pranimit ose pse gjoja kemi tregtuar me interesa kombëtare. Sepse nëse do të tregtonim me interesat kombëtare, do t’i fillonim negociatat. Fakti që nuk kemi negociata do të thotë që ne i kemi mbrojtur interesat kombëtare. Nëse i kemi mbrojtur interesat kombëtare, atëherë pse ky sulm dhe interpelancë”, thotë Dimitrov për MIA-n.

Sipas tij, ne kemi opozitë që mezi pret të dëgjojë një lajm të keq, ndërsa kur nuk ka ndonjë lajm të keq, thotë ai, i shpik vetë.

Zëvendëskryeministri kujton se kjo është interpelanca e tij e tretë, ndërsa e para në këtë mandat, e cila për të, siç thotë, në një farë mënyre është një kompliment, sepse, thekson, “kjo tregon se po bën diçka që shqetëson një opozitë, e cila në betejë politike nuk e ndalon atdheun tonë të jetë dëm kolateral”.