Viti i ri 2021 do të jetë vit i rritjes ekonomike dhe zhvillimit, vit në të cilin standardi i jetesës së qytetarëve do të vazhdojë të rritet. LSDM vazhdon të krijojë dhe zbatojë masa dhe politika që do të mundësojnë që viti i ri 2021 të jetë vit i rritjes dhe zhvillimit ekonomik, vit në të cilin ekonomia e Maqedonisë ngadalë dhe me siguri do të kthehet në ritmet e mëparshme të rritjes, vit në të cilin do të vazhdojë të rritet dhe standardi i qytetarëve.
Vitin e kaluar, të ballafaquar me krizën globale financiare dhe shëndetësore, ne kemi treguar se me një qasje të përgjegjshme, gjithëpërfshirëse dhe nikoqire dhe mund të minimizojmë pasojat e krizës së koronës në ekonomi.
Që nga fillimi i krizës, kemi krijuar dhe zbatuar katër paketa të masave ekonomike për të mbështetur kompanitë dhe individët më të prekur nga kriza, për të cilat kemi siguruar mbi 1.2 miliardë euro. Këto politika dhanë rezultate.
Janë shpëtuar dhjetëra mijë vende pune ndërsa drejtpërdrejtë do t’u ndihmojë rreth 500.000 qytetarëve.
Ky vit do të jetë një vit i rimëkëmbjes së plotë ekonomike, një vit i rritjes ekonomike dhe zhvillimit, i cili konfirmohet nga Buxheti për vitin 2021 i cili është zhvilluar dhe përshtatur për të përmbushur të gjitha sfidat në vitin e ardhshëm.
Me Buxhetin për vitin 2021, ne ofrojmë qëndrueshmëri, racionalizim të shpenzimeve, si dhe projeksione të sakta në mënyrë që të trajtojmë në mënyrë efektive epideminë. Në të njëjtën kohë, sigurohet rezervë buxhetore në rast të pandemisë të zgjatur.
Vazhdojmë të punojmë me përkushtim në interes të qytetarëve, ekonomisë, shtetit.