Deputeti Ilija DImovski i pyetur për  ndryshimin e qëndrimit të BDI-së, tha partia e Ahmetit ka ndryshuar qëndrime që kur PSP ka filluar të hetojë funksionarë të kësjapartie.

“Kemi ndjenjë se aktivitetet e PSP-së në lidhje me lëndë për funksionarë të lartë të BDI-së ndikojnë në veprimin e tyre politik. Plani është të respektohet Rregullorja”, tha Dimovski, raporton SHENJA.

Ai ka shtuar se nuk do të lejojnë asnjë skenarë të dhunshëm dhe se e dinië se cfarë skenare përgadit LSDM.

“Fshehja e marrëveshjeve politike që prekin në unitetin dhe kushtetutshmërinë e shtetit më nuk është e mundshme. Askush nuk do të lejoj që të punojnë në atë mënyrë, në dëm të qytetarëve”, tha Dimovski. /SHENJA/