LSDM-ja në kumtesë thekson se Raporti i Bankës Botërore, konfirmon pse për ekonominë dhe për qytetarët është nevojë urgjente që të mundësohet zgjedhja e qeverisë së re reformuese.
“Banka Botërore projekton rritje më të ulët të ekonomisë për Maqedoninë nga vendet e rajonit prej vetëm 2,8 për qind në vitin 2017”, qëndron në kumtesën në të cilën shtohet se edhe Banka Botërore sikur institucionet tjera financiare thekson se urgjentisht është e nevojshme konsolidim fiskal dhe normalizim të nivelit të borxhit publik.
Sipas LSDM-së, gjendja e tillë e keqësuar në ekonomi mes tjerash është rezultat i zvarritjes së krizës politike nga ana e Gjorge Ivanovit, i cili, siç theksojnë, refuzon ta realizojë obligimin e tij kushtetues për t’ia dhënë mandatin shumicës së deklaruar prej 67 deputetëve dhe nga bllokada e Parlamentit nga ana e replikave maratonike dhe kundër-replikave të deputetëve të VMRO-DPMNE-së.