Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski mbrëmë në emisionin ”Pa doreza” në TV Alfa ka folur për protestat e opozitës para shtëpisë së deputetëve të LSDM-së, duke i krahasuar ato me protestat e ”Revolucionit Laraman” para shtëpive të deputetëve të partisë së tij.

”Nuk e përkrahë këtë lloj të protestave por i përkujtoj se ata njejtë kanë protestuar para shtëpive të kryetarëve të komunave, deputetëve dhe zyrtarëve të OBRM-PDUKM-së, jo më larg se vjet” tha Dimovski.

Dimovski njihet si deputeti më i ashpër i opozitës maqedonase.