Lideri i ri i sidikalistëve Darko Dimovski sot doli me akuza. Ish kryetari i sindikalistëve Zhivko Mitrevski ka gëzuar privilegje më të mëdha edhe nga vetë deputetët. Përveç rrogës prej 50 mijë denarëve, ka pasur edhe sigurim jetësor, veturë dhe shofer zyrtar, telefon celularë, të drejtë që të arsimohet dhe kompletohet në llogari të LSM-së si dhe benefite tjera.

“Kryetari ka të drejtë të kompensimit për shfrytëzim të banesës, edhe pse i njëjti kryetar ka banesë në Shkup si dhe të drejtë për kompensimin e shpenzimeve për energji elektrike, ujë, shërbime komunale, ngrohje qendrore dhe të gjitha shpenzimet tjera- deklaroi Darko Dimovski – ud. Kryetar i LSM-së.

Ndryshe, i shkarkuari Mitrevski akoma është njeriu i parë i sindikatës së pylltarisë. Sipas kontratës, kryetari i ri ka për obligim ta emëroj në funksion të këshilltarit. Në të kundërtën Mitrevski do të merr apanazh një vjeçare në vlerë të rrogës që ka marrë.

“Ai tre ditë me radhë nuk vjen në punë, do ta sistemojmë jashtë LSM-së, në Byronë për punësim. Kështu thotë ligji, nëse tre ditë nuk paraqitesh në punë sistemohesh në rrugë- shtoi Darko Dimovski – ud. Kryetar i LSM.

LSM-ja si organizatë më e fuqishme sindikale në vend, vite me radhë është në prehërrin e politikës. Lufta për të drejtat e punëtorëve është vendosur në vend të dytë, gjë që shkakton zvogëlim të vazhdueshëm të numrit të anëtarëve.

“Në 2010 kur e ndërruam Vanço Muratovskin, LSM-ja kishte përfaqësim, respektivisht rreth 85 mijë anëtar të evidentuar. Në vitin 2013 kur bënim përsëri kërkesë për përfaqësim të LSM-së ishin 25 mijë më pak. Sot janë akoma më pak- tha Pece Ristevski – kryetar i SIER-it.

Udhëheqësia e re premton veprimtari të pavarur nga elitat politike, kthimin e obligimit për pagesën e rregresit për pushim vjetor dhe luftë për të drejtat e punëtorëve.

Mirko Trajanovski