Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski, paralajmëron iniciativë në Gjykatën Kushtetuese nëse presidenti Gjorge Ivanov nuk e nënshkruan dekretin për Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe nëse deputetët përsëri e votojnë në seancë plenare.

Dimovski në profilin e tij në Facebook, i ka bërë thirrje presidentit Gjorge Ivanov të mos e nënshkruajë dekretin dhe deputetë të mos e votojnë, nëse ai përsëri rikthehet në Kuvend.

“Nëse deputetët e LSDM-së përsëri vendosin ta votojnë këtë ligj, njoftojë se do të dorëzojë iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e këtij ligji”, ka shkruar Dimovski.

Ndryshe, Ligji për përdorimin e gjuhëve para dy ditëve u miratua në Kuvend./Telegraf