VMRO opozitare ka ndryshuar qëndrimin lidhur me përkrahjen e rekomanduara të reformave për planin qeveritarë 3-6-9, transmeton Zhurnal.mk

Shefi i grupit parlamentar Ilija Dimovski për Alsat-M ka thënë se me ndodhitë e fundit të cilat rezultuan me marrjen e imunitetit të gjashtë deputetëve të VMRO gjërat kanë ndryshuar dhe tash nuk do ketë garanca nëse partia e tij do të përkrahë reformat e nevojshme për integrimin e vendit në Nato dhe BE.

“LSDM tregoi se nuk ka nevojë për opozitë në parlament, nga sot e tutje gjithcka është e mundur, qëndrimi jonë shumë ka ndryshuar për shkak të revanshizmit politik”, ka thënë Dimovski.