Rezultatet e një sondazhi të ri të shkencëtarëve amerikanë kanë treguar se shumica e popullsisë lokale mendonin se vaksina nuk ndihmon në parandalimin e gripit.

Rreth 42 për qind e tyre nuk e përjetojnë gripin si sëmundje serioze, ndërsa vetëm njerëzit e moshës së shtyrë i zbatojnë masa adekuate për parandalimin e gripit dhe ftohjes. Studimet e mëparshme kanë treguar se për parandalimin e gripit dhe ftohjes më së miri është të ndiqni këta hapa:

– larja e duarve rregullisht,

– gjumë të mjaftueshëm,

-adaptimi i shprehive për ushqim të shëndetshëm dhe

-marrja e sasive të mjaftueshme të vitaminave.

Shmangni kontaktet me njerëzit të cilët janë të sëmurë, e në qoftë se ju jeni i sëmurë, merrni të gjitha masat e nevojshme për të shmangur infektimin e njerëzve të tjerë në rrethin tuaj:

-mos shkojni në punë, por qëndroni në shtëpi,

-mbulojeni gojën dhe hundën derisa kollitni dhe teshtini,

-lani duart para prekjes së sipërfaqeve të punës,

-mos i ndani peshqirët me njerëzit nga mjedisi i juaj,

-mbani higjienën trupore dhe rregullisht pastroni hapësirën ku qëndroni.