Studentët e universitetit të  Europës Juglindore në Tetovë,  hodhën  kapelat e tyre të diplomimit në ceremoninë solemne  që organizohet çdo fund vit nga ky universitet. Kjo është gjenerata e katërmbëdhjetë e UEJL-së , që nga themelimi. Rektori në largim Zamir Dika , tha se ky vit, sjell shpresën për këta studentë, se të ardhmen mund ta ndërtojnë në vendin e tyre, pa pasur nevojë të largohen prej tij.

“Situata ndoshta është si vitin e kaluar, por ja çuditrisht unë jam më i motivuar se vitin e kaluar. Kjo është një pjesë e fjalimit që para se të shpallet momenti i ri çështja e emrit, ai i mundësisë së anëtarësimit në NATO dhe hapjen e bisedimeve për në BE, ky është një shpresë për ardhmërinë e vendit pra edhe tuajën. Ky universitet sot njihet edhe botërisht si një model i institucionit të arsimit të lartë në rajon i konstatuar edhe nga vlerësuesit ndërkombëtar të asociacionit  universiteteve evropiane” – tha Zamir Dika, rektor në largim i UEJL-së.

Violin performance #TopchannelAlbania #seeu #graduationceremony

Gepostet von South East European University (SEEU) am Samstag, 16. Juni 2018

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin stafi akademik i UEJL-së, përfaqësues të ambasadave të huaja dhe shumë familjarë të studentëve që diplomuan.