Për shkak të ndërhyrjeve teknike në sistemin elektrik të Qytetit të Shkupit, gjatë fundjavës së ardhshme dhe të hënën, nga 15 deri 17 maj, pa energji elektrike do të mbesin komunat Qendër, Gazi Babë, Çair, Butel dhe Shuto Orizare.

Nesër pa energji elektrike në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 14:00 do të mbesin pjesë nga shfrytëzuesit nga rrugët “Ohridska”, “Titoveleshka”, “Stevan Cvetkovski”, “Prespanska”, “Rade Jovçevski Korçagin” në Maxhir Maalo, komuna Qendër.

Në periudhën nga ora 11:30 deri në 13:30 pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit nga rruga “Tajmishka”, numrat tek 1a, 1b, 3a, 3b, 5a, 5b, 7a, 7b, 9a, 9b, 11a, 11b , numrat çift 2, 4, 6, 8, 10, 12, 14, 16 dhe 18, si dhe shfrytëzuesit nga rruga “Koce Metalec” numrat 100, 102, 104, 106, 108, 110, 139a, 139b , 141a, 141b, 143a dhe 143b, në komunën e Gazi Babës.

Të dielën pa energji elektrike në periudhën nga ora 05:10 deri në orën 08:00 do të jenë shfrytëzuesit nga zona industriale Vizbeg, si dhe nga shfrytëzuesit nga vendbanimet Vizbeg, Kuçevishka Bara, Shkup Veri, Topansko Pole dhe Topaana, shfrytëzuesit nga e gjithë komuna e Çairit, Momin Potok, vendbanimi Shuto Orizare, objekti i burgut Shutkë, si dhe një territor më i madh i komunës së Butelit – vendbanimet Butel 1 dhe Butel 2, në komunat Çair dhe Shuto Orizare.

Të hënën, pa energji elektrike në periudhën 08:30 – 14:00, do të jenë pjesë e shfrytëzuesve nga rruga 1 dhe rrugët përreth para rrethrrotullimit, në vendbanimin Sopishte. Në periudhën prej 09:00 deri në 16:00, pa energji elektrike do të mbesin ndërtesat individuale të banimit të vendosura në kryqëzimin midis rrugëve “Bosnjë e Hercegovinë” dhe “Aleksandar Urdarevski” në komunën e Butelit.