Pa ujë sot nga ora 10:30 janë konsumatorët e fshatrave të Shkupit Batincë dhe Stajkovc.

Siç informojnë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, ndërprerja në Batincë është për shkak të defektit prej f-90 milimetra në rrugën “1” në Batincë, në rrugën për në “Markov-Manastir”.

Ndërprerja në furnizimin me ujënë Stajkovc është për shkak të defektit në rrugë f-250 milimetra në rrugën “Alija Avdovic” pa numër.

Furnizimi me ujë në të dy lokacionet do të jetë në ndërprerje deri në riparimin e defekteve.