Finance Think – Instituti për hulumtime ekonomike dhe politikë i motivuar nga problemet reale sociale të shkallës së lartë të varfërisë, papunësisë së lartë dhe cilësisë së ulët të shërbimeve shëndetësore, në të njëjtën kohë edhe nevojës dhe presionet serioze për investime më të mëdha në shëndetësi, bëri dy hulumtime për reformën të ardhura minimale të garantuara dhe për sistemin e përfshirjes shëndetësore universale me ç’rast organizon dy tryeza të rrumbullakëta.

Në tryezën e parë të rrumbullakët “Inovacione për mbrojtje gjithëpërfshirëse sociale: ndihmë sociale, paga minimale, të ardhurat dinjitoze”, do të kërkohen përgjigje përse transferimet sociale e lehtësojnë varfërinë me vetëm 3 pikë përqindje, nëse mangësitë janë në efikasitetin e sistemit apo zgjidhjet afatshkurtra, vallë mundet risitë sociale të jenë përgjigje, si dhe cilat janë efektet e para nga vendosja e pagës minimale.

Në tryezën e rrumbullakët, “Shëndetësia mes presioneve fiskale për investime më të mëdha dhe nevoja për shëndet më të mirë të qytetarëve”, do të diskutohet për atë se si të rritet efikasiteti dhe cilësia e shërbimeve shëndetësore publike dhe nëse mënyra aktuale e financimit mund të sigurojë qëndrueshmëri të shërbimeve shëndetësore publike. /Fol/