Manifestimi qendror i përvjetorit të Kongresit të Manastirit, apo ditës së alfabetit shqip, u mbajt në Filharmoninë e Maqedonisë në Shkup ku përveç krerëve të politikës shqiptare të Maqedonisë, morrën pjesë edhe presidentët e shqipërisë dhe Kosovës.

Në manifestim mori pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev dhe zv/kryeministrja Radmilla Shekerinska.

Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, në fjalimin e tij në kuadër të manifestimit qëndror të 110 vjetorit të Kongresit të Manastirit, tha se duke pasur parasysh se në këtë Kuvend ishin mbledhur të gjithë intelektualët shqiptarë nga e gjithë bota, me meritën më të madhe ky Kongres merr epitetin e ngjarsjes më të madhe dhe të rëndësishme kombëtare në historinë politike e kulturore të shqiptarëve në fillim të shekullit të 20-të.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta tha se Kongresit i Manastirit është një ngjarje madhore për të gjithë kombin shqiptar, që i bashkon gjithë shqiptarët rreth alfabetit të gjuhës shqipe dhe që i parapriu pavarësisë së Shqipërisë.

Ndërkaq presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar se Manastiri ka qenë, është dhe do të mbetet përjetësisht Kryeqytet i Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Në manifestim fjalim rasti pati edhe kryeministri Zoran Zaev i cili tha se Maqedoninë e bëjnë edhe më të pasur gjuhët e ndryshme që fliten në vend, por edhe kulturat dhe religjionet e ndryshme, dhe gjithashtu shtoi se në vend po përpiqen të ndërtojnë një shoqëri për të gjithë. /SHENJA/