15 vjeçarja A.S. nga Tetova me banim në rrugën 180, sot rreth orëve të drekës është gjendur përpara një situate tmerruese brend hollit të banesës së saj, shkruan Pa Censurë.
E reja A.S. ka filluar që të ecë në këmbë shkallëve të ndërtesës ku jetonte por, një burrë i moshës 40 vjeçare e ka ndaluar dhe ka filluar që ta kërcënojë me thikë se nëqoftëse nuk zhvishet do ta mbyste, vajza ka filluar që të thërret për ndihmë, fqinjët që kanë dëgjuar zhurmën i kanë dalë në ndihmë dhe personi i panjohur ka ikur.
Fqinja e shqetësuar që ka parë ngjarjen tha: “Kjo ngjarje nuk ka ndodhur kurrë në ndërtesën tonë, jemi të gjithë të stresuar, vajza është shume e re, e pamë çfarë plage i kishte shkaktuar, kemi shumë frikë”
E reja e tmerruar ka shkuar me urdhencë në polici./Pa Censurë