Me pritjen e shtetasve nga Maqedonia të cilët jetojnë në Selanik, në konsullatën e Republikës së Maqedonisë dje u shënua Dita e Pavarësisë, 8 Shtatori.

Siç njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina, Zyra lidhëse e Republikës së Maqedonisë në Athinë, organizon pritje më 25 shtator me rastin e 27 vjetorit të pavarësisë dhe 74 vjetorin nga shtetësia e vendit tonë.

Pritja gjithashtu do të jetë edhe lamtumirëse për ambasadorin e Maqedonisë, Darko Angelov, të cilit i kalon mandati katërvjeçar në kryeqendrën greke.